Fundjavën e kaluar, ai zyrtarizoi titullin e parë në Formula 1, ndërsa këtë të premte Nico Rosberg ka bërë të ditur se tërhiqet përfundimisht nga Formula 1.
Gjermani arriti të fitojë të dielën titullin e parë botërorë, duke e zyrtarizuar atë pikërisht në garën e fundit, pas një dueli të fortë me pilotin britanik, njëkohësisht shokun e tij të skuadrës, Hamilton.
“Dua të përfitoj nga rasti të njoftoi se kam vendosur të tërhiqem nga Formula 1. Është e vështirë për ta shpjeguar, që kur kam qenë 6 vjeç kam pasur një ëndërr: të shpallem kampion bote në Formula 1. Tani e realizova ëndrrën time. Kam dhënë gjithçka për ta arritur këtë për 25 vjet. Me ndihmën e personave që më kanë qëndruar pranë, tifozëve e familjes sime unë arrita ta realizoj ëndrrën. Unë e ngjita malin, jam në kulm, kështu që tërheqja mund të cilësohet e drejtë”, tha Rosberg.
Sezonin e fundit, kampioni i Formula 1 arriti të fitojë 9 nga 21 gara dhe fitoi në fund me 5 pikë më shumë se Hamilton.
Top Channel