Dinamo përsërit historinë, “Nëndetësja” përmbys Audan dhe shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League
Egnatia ka shkruar një nga faqet më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar. Pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers, rrogozhinasit kanë siguruar për herë të parë në historinë e klubit pjesëmarrjen në fazën e ligës të një kompeticioni europian.
Rrogozhinasit jo vetëm që përmbysën humbjen 3-1 të ndeshjes së parë, por me suksesin 5-1 fituan të drejtën për të luajtur në play-off-in e Europa League. Edhe në rast eliminimi në këtë fazë, Egnatia e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League.
Ky është një moment historik për klubin e Rrogozhinës, i cili tashmë ka siguruar matematikisht një vend mes skuadrave që do të luajnë në fazën kryesore të një kompeticioni europian.
Për të gjetur një klub shqiptar që kishte arritur më parë në fazën e grupeve të Europa League, duhet të kthehemi te Skënderbeu në sezonin 2017/18.
Skënderbeu u kualifikua në fazën e grupeve pasi eliminoi Dinamo Zagrebin në play-off. Përballja në Zagreb përfundoi 1-1, ndërsa ndeshja e kthimit në Korçë u mbyll 0-0, rezultat që i dha skuadrës shqiptare kualifikimin falë golit të shënuar në transfertë.
Në atë edicion, Skënderbeu u përball në grup me Dinamo Kyiv, Partizanin e Beogradit dhe Young Boys.
Tashmë, pas nëntë vitesh, është Egnatia që rikthen një klub shqiptar në fazën e ligës së një kompeticioni europian.
Dhe rrogozhinasit nuk janë mjaftuar me Conference League: pas mbrëmjes së madhe ndaj Shamrock Rovers, ata do të kenë mundësinë të luftojnë për një vend në fazën e ligës së Europa League, ku në play off do të ndeshen me norvegjezët e Lillestrom.
Nga Skënderbeu në 2017 te Egnatia në 2026 – futbolli shqiptar rikthehet në skenën europiane.
Top Channel