Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel
Omar Artan u bë protagonist në media gjatë muajit të Botërorit 2026 pasi nuk u lejua të hyjë në SHBA për të marrë pjesë në këtë kompeticion edhe pse ishte i përzgjedhur nga FIFA si një nga arbitrat e Kupës së Botës.
Megjithatë ai arriti të marrë revanshin e tij falë UEFA e cila vendosi ta caktojë që të gjykojë Superkupën e Evropës mes Paris Saint Germain dhe Aston Villës që u zhvillua në mbrëmjen e së mërkurës dhe që u transmetua në Top Channel.
Në përfundim të sfidës, arbitri somalez 34 vjeçar nënshkroi një top me një dedikim prekës në drejtim e UEFA, me qeverinë e futbollit evropian që e postoi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetet sociale.
‘Faleminderit UEFA, e bëtë jetën time më të mirë. Kjo ishte Kupa ime e Botës-ishte mesazhi dedikuar organizmit më të lartë të futbollit në Kontinentin e Vjetër.
View this post on Instagram
Top Channel