Ernest Muçi ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes me Trabzonsporin dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë.

Klubi turk ka njoftuar se te futbollisti shqiptar është konstatuar gjakderdhje dhe ënjtje në pjesën e përparme të kofshës së majtë, si pasojë e një tendosjeje muskulore.

Dëmtimi vjen në një moment jo të favorshëm për 24-vjeçarin, i cili do të duhet të ndjekë procesin e rikuperimit përpara se të rikthehet në dispozicion të stafit teknik të Trabzonsporit, në startin e sezonit.

Gjithsesi, ai pritet të jetë gati për sfidat e Kombëtares në shtator në Ligën e Kombeve.

Top Channel