Ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ashpërsimin e dënimit për vepren penale të armbajtjes pa leje, Qeveria është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, bëri të ditur se po shikohen të gjitha mundësitë dhe praktikat më të mira për të paraqitur propozimet përkatëse.
“Po shohim disa modele që janë pozitive dhe unë jam një nxitës dhe kam nxitur ekspertët e policisë dhe ministrisë që të vlerësojnë të gjitha variantet. Një nga varientet është që të mos konsiderohet armëmbajtje pa leje, por përgatitje për sulm me armë”, thotë ministri Tahiri.
Tahiri i ka cilësuar të papranueshme vendimet e disa gjyqtarëve, të cilët kanë liruar në sallë njërëz të vënë në pranga për armbajtje pa leje. Për këtë shqetësim ministri ka vënë në dijeni me anë të një letre edhe Presidentin, ministrin e Drejtësisë si dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
“Ka raste kur gjyqtarët bëjnë cudira me vendime të atyre që kapen me armëmbajtje pa leje, edhe pse janë persona që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore”, shprehet ministri i Brendshëm.
Në dhjetor të 2015-ës, Gjykata Kushtetuese rrezoi amendimet e Kodit Penal për dënimin e armbajtjes pa leje nga 7 deri në 15 vjet burg, duke e cilësuar si marzh të lartë të dënimi. Pas vendimit të Kushtetueses, me ligjin që është në fuqi armëbajtja pa leje dënohet nga gjobë deri në 7 vite burgim.
Top Channel