Interi rikthen vëmendjen tek Ezequiel Lavezzi. Klubi zikaltër, që po e ndjek argjentinasin prej kohësh, do të bëjë një tentativë për ta sjellë atë në Milano. Drejtuesit e Interit do të kërkojnë të shfrytëzojnë rastin e ndeshjes me Paris Saint Germain që do të zhvillohet në Katar për të nisur bisedimet në lidhje me këtë transferim.
Nga ana tjetër, edhe vetë Lavezzi e sheh me sy të mirë një transferim të tillë e për më tepër argjentinasi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në Itali. Dëshira e klubit milanez është që të bëjë këtë lëvizje në merkaton e muajit janar, por është e vështirë që të realizohet. Kjo për faktin se Lavezzi preferon të respektojë kontratën me PSG-në që i skadon në verën e vitit 2016, për t’u larguar më pas nga kryeqyteti francez.
Ndërkaq, vetë PSG nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij me një çmim shumë të ulët. Në këtë pikë, ai që merr një rëndësi është roli i Mancinit, i cili njihet për aftësitë e tij bindëse.
Interi duket se përveç Lavezzit ka vënë në shënjestrën e tij edhe një tjetër lojtar të PSG-së, Van Der Wiel, edhe ky është në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Francës, me këta të fundit që kërkojnë 4 milionë euro për kartonin e mbrojtësit të djathtë holandez.
Top Channel