Është promovuar sot në qytetin e Beratit libri i shkrimtarit me origjinë nga ky qytet, Harallamb Kota, titulluar “Iliria, atdheu i parë i shqiptarëve”.
Miq të librit, studiues dhe historianë janë bërë pjesë e promovimit të këtij libri, i cili nëpërmjet fakteve historike synon të hedhë dritë mbi popullin Ilir dhe Ilirinë.
Profesori i njohur Hysen Kordha, duke u shprehur rreth vlerave të këtij libri, deklaroi se nëpërmjet fakteve të historisë, autori është munduar të sjellë në 130 faqe historinë e Shqipërisë, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Ndërsa vetë autori u shpreh në fjalën e tij se ka sjellë përpara publikut historinë mijëravjeçare të popullit shqiptar, që nga pellazgët, ilirët, arbërit, deri tek shpallja e Pavarësisë.
Top Channel