Volkswagen do të tërheqë nga tregu 2,4 mln automjete

15/10/2015 00:00

Volkswageni është urdhëruar nga autoritetet mbikëqyrëse automobilistike në Gjermani, që të tërheqë 2.4 milionë makina në vend, për shkak të skandalit të emetimeve.

Raportet në media tregojnë se, KBA i kishte hedhur poshtë propozimet e gjigantit të prodhimit të makinave, që pronarët e mjeteve të pajisura me “software”-n mashtrues, t’i paraqisnin ato vullnetarisht për riparim.

Policia italiane, ndërkohë, ka bastisur zyrat e Volkswagenit në Verona dhe zyrat e Lamborghinit në Bolonjë, në vazhdën e hetimeve të nisura nga prokurorët për manipulim tregtar.

Top Channel