Gjermani, ligj i ri për refugjatët. Ata që nuk përfitojnë azil kthehen që në kufi

13/10/2015 00:00

Bundestagu gjerman vendos këtë jave për një ligj më efikas azili, në mesin e njoftimeve se kapacitetet kanë arritur limitin dhe kufirit i ngarkesës është arritur.

Ka komuna, që “thjesht nga gjendja e dëshpëruar” nuk pranojnë të marrin refugjatë të rinj – thotë “Deutsche Welle”, – duke cituar deklaratat e përfaqësuesve të shoqatave komunale gjatë një seance dëgjimore me ekspertë.

Pyetja që shtrohet në rreshtat e parë të artikullit është: A do të vendosen në të ardhmen refugjatët në arrest që në kufi? Një pjesë e diskutimeve janë fokusuar kështu te zonat e tranzitit, që disa i shohin dhe si qendra ndalimi, të cilat për momentin nuk janë pjesë e paketës së re ligjore.

Në këo zona do të vendoset me proces më të shkurtër, nëse dikush ka mundësi për azil apo jo. Kur mundësia nuk ekziston, atëherë kandidati i refuzuar duhet të largohet menjëherë nga Gjermania.

Në këtë mënyrë, komunat dhe landet lehtësohen, sepse kandidatët nuk përcillen fare jashtë zonave të tranzitit tek ata. Përpos kësaj, një nismë e tillë e bën dëbimin shumë më të thjeshtë.

Refugjatë nga shtete të quajtura të sigurta të Ballkanit nuk do të hynin fare në vend, duke dalë nga zonat e tranzitit. Mendohet se pikat në fjalë mund të ngrihen në kufirin e Bavarisë me Austrinë, atje ku vijon vërshimi i refugjatëve, e si model do të shërbenin zonat e tranzitit në aeroporte, siç janë ato ekzistueset në Berlin apo Frankfurt.

E drejta e refugjatëve për të hyrë në vend do të verifikohej kësisoj që në filim. Sipas planit, kush nuk është i pajisur me dokumente, nuk do të ketë asnjë mundësi të vërë këmbë në Gjermani.

Top Channel