Për studentët, si të dilni mirë në provime

27/07/2015 00:00

Një rikujtesë e minutës së fundit për provimin, para se të flini gjumë është një taktikë e mirë për studentët, thotë një studim i ri.

Gjumi dyfishon shanset për kujtesën e informacioneve që keni harruar, thonë shkencëtarët, sipas The Independent. Ata besojnë se gjumi i bënë kujtimet më të gjalla. Vullnetarëve që morrën pjesë në studim iu kërkua të rikujtonin disa fjalë para se të flinin gjumë, dhe 12 orë pas një gjumi të plotë. “Gjumashët” ishin më të mirë për të rikujtuar fjalët se sa pjesëmarrësit që qëndruan zgjuar.

Dr. Nicolas Dumay, nga Universiteti i Exeter, thotë: “Gjumi dyfishon mundësitë e mbajtjes mend të materialeve të mëparshme. Kujtesa pasi zgjohemi tregon se shumë gjëra janë formuar në mendjen tonë gjatë natës”.

Dr. Dumay beson se kjo kujtesë vjen nga hippocampusm një pjesë e trurit që luan rol kyç në kujtesë. Gjatë gjumit, episodet e fundit risillen në mendje nga truri njësoj siç kanë ndodhur. Përfundimet e studimit janë raportuar në gazetën Cortex.

Top Channel