Kontrollet që duhet të bëni në shtëpi para se të niseni me pushime

25/07/2015 00:00

Ndjesinë e tmerrshme se kemi harruar diçka në shtëpi kur ikim me pushime e kemi provuar të gjithë. Shqetësime që lindin nga ankthe të vogla dhe bëhen frikë e vërtetë, që shpesh na bën të kthehemi mbrapsht për të kontrolluar nëse është gjithçka në rregull.

Për të evituar këto situata dhe nervozizmin e familjes, është e këshillueshme të krijoni një listë me punët thelbësore. Sa herë që e bëni një punë, shënojeni në listë si “punë të kryer”. Kështu do të jeni të qetë kur të niseni me pushime, dhe ti gëzoni ato.

Elektroshtëpiaket
Një nga gjërat kryesore që duhet të kontrollojmë janë pajisjet që ushqehen me elektricitet. Para se të niseni, është e këshillueshme të siguroheni se soba, furra, lavatriçja, dushi janë të fikura. Piastra për flokët është një nga arsyet më të shpeshta të shqetësimeve të femrave para se të nisen. Pra, para se të kyçni derën sigurohuni që pajisjet të jenë të fikura dhe ti keni hequr nga priza.

Gazi
Një tjetër shqetësim kryesor është edhe gazi, nëse është lënë hapur. Kështu që sigurohunit të keni të mbyllura jo vetëm çelësat e sobës që punon me gaz, por edhe vetë rubinetin e bombolës së gazit.

Frigoriferi
Për të mos gjetur frigoriferin plot me insekte kur të ktheheni, është e nevojshme që frigoriferi dhe ngrirja të jenë të pastruara nga çdo lloj ushqimi. I vetmi përjashtim janë pijet që duhet ti mbani të freskëta. Por kjo vetëm kur largoheni për pak ditë, dhe e lini frigoriferin ndezur. Nëse keni programuar pushime të gjata, është e mirë që të zbrazni komplet frigoriferin nga ushqimet, ta pastroni me produkte specifike që përmbajnë sodë. Ta hiqni nga priza dhe të lini derën hapur.

Lavamanët
Për të evituar ngjitjen e insekteve përmes tubave, që zakonisht në verë ndodh, është mirë të mbyllni me tapa shkarkueset. E njëjta gjë vlen dhe për tubat e ujit. Mbyllini dhe përdorni dezinfektues para se të largoheni.

Grilat dhe dritaret
Në këtë pikë varet çfarë kati ndodhet shtëpia juaj, dhe a ka raste të shpeshta vjedhjesh në zonë, lloji i dritareve dhe grilave dhe nëse keni alarm kundër vjedhjes. Por është mirë të kontrolli që grilat janë ulur dhe dritaret janë mbyllur. Nëse ndodheni në kate të sipërme ku është vështirë të vidhet shtëpia, mund të lini pak hapur dritaret sa për të qarkulluar ajër.

Rrobat e nderura
Për shumë njerëz të lësh të nderura rrobat, duket si një masë parandaluese të vjedhjeve. Por është e këshillueshme që t’i mblidhni, pasi nëse kur nuk ndodheni në shtëpi në rast stuhish, kur të ktheheni rrobat tuaja, do t’i gjeni të përhapura në ballkonet apo tarracat e të tjerëve. Për më tepër, që nuk është e vërtetuar nëse vërtetë rrobat e nderura parandalojnë hajdutët.

Top Channel