Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

23/07/2015 00:00

Një studim i ri shkencor ndoshta do t’ju bindë që të martoheni. Psikologu i universitetit të Uhtah, Nicholas Wolfinger ka gjetur në studimin e tij se ata që martohen në mes të 30-tave apo më të mëdhenj, janë më të rrezikuar nga ndarjet, se sa ata që martohen rreth të 20-tave.

Wolfinger tregon se para moshës 32 vjeç, shanset për divorc bien me 11 për qind, për çdo vit shtesë të moshës së martesës. “Pas kësaj, rreziku i divorcit rritet me 5 % për çdo vit”, shkruan ai.

Revista “People” që ka publikuar studimin, thotë se për vite me radhë të dhënat kanë treguar se sa më i madh në moshë të martohesh më mirë është, për të shmangur dhe ndarjen. Dhe është pikërisht ky rezultat surprizues. “Pra, ajo që ka qënë e vërtetë për dekada duket se nuk është e vërtetë”, shkruan Wolfinger. Ai thekson se studimi ka përfshirë faktorët sociale, përfshi racën, edukimin dhe fushën socio-ekonomike.

Wolfginer citon një sërë mundësisht për gjetjet e tij, por nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton këtë trend të ri.

“Mos ndoshta eksperienca e të qënit beqar deri pas moshës 30 vjeç, i bëjnë njerëzit të papërshtatshëm për martesë?”, shkruan ai, “ndoshta mund të parashikojmë një skenar kur të jetë rasti, veçanërisht në një marrëdhënie të komplikuar. Nëse keni patur shumë të dashur, apo të dashura, ish-ët tuaj mund t’ju shkatërrojnë martesën”.

Top Channel