Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Deri të mërkuren, nëse një djalë dhe një vajzë në Spanjë dëshironin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, atëherë mjaftonte që ata të kishin mbushur 14-vjeç.
Mirëpo, nga e enjtja, gjërat kanë ndryshuar në shtetin iberik. Qeveria spanjolle tashmë ka marrë vendim që të rritet mosha minimale për martesë, duke e çuar nga 14 në 16-vjeç.
Pavarësisht se lejohej martesa që 14-vjeç, kishte shumë pak çifte që martohehsin në këtë moshë. Sipas mediave spanjolle, gjatë vitit 2000-2014 janë bërë vetëm 365 martesa nën moshën 16-vjeçare.
Sipas një studimi të Institutit të Statistikave të Katalonias, në 2013-n mosha mesatare kur meshkujt martoheshin ishte 33.6-vjeç, ndërsa për femrat 32.6-vjeç.
Në Europë, mosha më e ulët minimale për martesë tashmë është në Estoni, pasi ky shtet lejon një person që ka mbushur 15-vjeç që të martohet.
Top Channel