Fisi indigjen që refuzon qytetërimin

23/07/2015 00:00

Nëse besoni se në planetin tonë nuk ka mbetur më asnjë cep pa u prekur nga qytetërimi, atëherë gaboheni.

Në Peru pjesëtarët e fisit Manu u shfaqën sërish buzë lumit “Madre de Dios”, ku janë filmuar edhe më herët.

Fisi indigjen ka refuzuar çdo kontakt me pjesën tjetër të vendit dhe jeton në pyjet e Parkut Kombëtar Malu, që besohet se është shtëpi e tyre prej 6 shekujsh.

Dikur kanë qenë zotër të një territori shumë më të gjerë, por zgjerimi i qytetërimit i ka tkurrur në një territor të kufizuar dhe nën kërcënimin e vazhdueshë, sidomos prej grupeve të narkotrafikut, që përdorin këto pyje për kultivim dhe transport të drogës.

Për indigjenët bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e ushqimit dhe e armëve primitive që ata përdorin. Për këtë shpesh kërkojnë ndihmën e fshatrave të vegjël në zonë, që jo gjithmonë ofrohet dhe merret paqësisht.

Qeveria peruane është vënë në lëvizje për këtë fakt dhe është përpjekur të kontaktojë me këtë fis, por ende nuk ja ka dalë mbanë. Autoritetet duan të shmangin incidente të mëtejshme, që disa herë janë shoqëruar edhe me të vdekur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel