Argjentinë, deputetja ushqen të bijën gjatë seancës plenare

23/07/2015 00:00

Deputetja e Parlamentit argjentinas, Victoria donda Perez është në vënë në qendër të vëmendjes në Amerikën Latine.

37-vjeçarja kishte vendosur të ushqente të bijën e saj 8-muajshe gjatë kohës kur po mbahej seanca parlamentare. Fotot që janë shpërndarë nga një e përditshme vendase kanë ndarë opinonin publik në dysh.

Në njërin krah, ata të cilët e mbështesin deputeten, të cilët thonë se ajo nuk i ndahet punës, por në të njëjtën kohë kujdeset edhe për vajzën e saj, ndërsa në anën tjetër, ata të cilët thonë se këto skena janë të ekzagjeruara.

“E admiroj për gjestin e saj, shumë nëna me punë marrin dado dhe ato i ushqejnë me gjëra jo shumë të shëndetshme. Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për foshnjat”, ka shkruar një grua me emrin Juana në Twitter.

“Në rregull, megjithatë deputetja mund të kishte marrë diçka dhe të mbulonte pjesën e sipërme, jo të bënte shou duke treguar gjoksin”, ka shkruar Zuzanne.

Victoria Perez në dhjetor të vitit 2007 u bë femra më e re që u bë pjesë e Parlamentit argjentinas. Ajo ka edhe pseudonimin “Dipusex” apo “deputetja më seksi”.

Top Channel