Mezi prisni fundjavën? Ndoshta e urreni punën tuaj

22/07/2015 00:00

Jemi në mes të javës dhe nëse mezi po prisni që të vijë e premtja, atëherë ka shumë mundësi që të mos jeni të lumtur me punën tuaj.

Një studim i fundit ka treguar se njerëzit janë më të lumtur në fundjavë se sa në ditët e punës.

Nga ajo që është quajtur si “efekti i fundjavës” bëjnë përjashtim vetëm ata, të cilët janë shumë të lumtur me punën e tyre, sepse te këta persona është vënë re se emocionet e tyre gjatë ditëve pushim nuk ndryshojnë shumë nga ato të ditëve të javës.

Ky studim është bërë nga “National Bureau of Economic Research” që ka shfrytëzuar të dhënat e Gallup për Amerikë për periudhën 2008-2012, të cilët për çdo ditë kanë intervistuar rreth 100 vetë, duke e çuar në total numrin e të intervistuarve në 1.77 milionë.  

Studimi ka vënë re se njerëzit kanë emocione pozitive gjatë fundjavës, ndërsa në ditët e punës mbizotërojnë ato negative.

Gjithashtu, shumica e të përfshirëve në studim kanë treguar se mundohen që fundjavën ta kalojnë me familjarë dhe miq të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me punën e tyre.

Top Channel