Grimi, i panevojshëm në plazh

20/07/2015 00:00

Ditët e nxehta të verës nuk mund të kalohen askund më mirë se buzëdetit. Megjithatë edhe aty të gjithë mendojnë për një paraqitje sa më dinjitoze.

Përveç rrobave të banjos që duhet të jenë të zgjedhura me kujdes, make up-i është një tjetër detaj që femrat nuk e lënë pas dore.

Kujdesi për fytyrën ndonjëherë keqkuptohet nga shumë të reja të cilat në plazh shkojnë me grim të tepërt. Megjithatë nuk është e lehtë për të konstatur nëse shumica ndjekin këtë linjë.

Pasi hyjnë në ujë, në fytyrën e tyre nuk bie në sy ndonjë gjurmë e make up-it.

Por, ata që frymzojnë të rinjtë, personazhet e njohur publik, janë më të pakujdesshmit në atë që mund të konsiderohet kujdesi për lëkurën.

Në fotot që ata postojnë në rrjetet sociale duket qartë aplikimi i një make up të tepruar në plazh. Megjithatë rekomandimi më i mirë sipas ekspertëve është përodrimi vetëm i kremit kundër diellit.

Top Channel