100-vjeçarja merr letër nga spitali: Je shtatzënë!

20/07/2015 00:00

Është stërgjyshe dhe është afër të 100-tave dhe në një fletë analize të spitalit thuhet se është shtatzënë. Doris Ayling kishte bërë një vizitë ku i ishte kërkuar analiza e urinës.

Nënë e tre fëmijëve, që gjithashtu janë pensionistë, thotë se data e saj e lindjes ishte në rregull, 22 nëntor 1915. Spitali i Portsmouth e pranon gabimin dhe i kërkon falje djalit të saj, Brian, 76 vjeç.

Një ish kuzhiniere shkolle, Doris thotë: Unë jam gati 100 vjeç, si mund të jem shtatzënë?

“Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qënë shtatzënë që prej 70 vjetësh”, vijon Doris.

Brian, djali i saj, thotë se është shumë zbavitëse. Madje nëna e tij e kishte marr me sportivitet dhe të gjithë kishin qeshur. “Janë gjëra që ndodhin”, thotë Brian.

“Është një gabim i rrallë i administratës, dhe ne kemi kërkuar falje për çdo stres apo ankth që kemi shkaktuar”, ka thënë një zëdhënse e spitalit.

Top Channel