Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë… Një avion është detyruar të bëjë ulje emergjente në një rrugë me dy korsi në Nju Xhersi, pasi i kishte mbaruar karburanti.
Videoja e postuar në llogarinë e “Facebook”-ut të departamentit të policisë së Stafford Township tregon uljen dramatike të avionit të vogël, në të cilin ndodheshin 5 persona.
Në pjesën ku piloti e ka ulur avionin nuk ka pasur automjete, por shpejtësia e madhe e tij ka arritur në trafik dhe në momentet e fundit piloti ka devijuar duke e drejtuar avionin në barin anës rrugës, çka e ka ndihmuar edhe për të ulur shpejtësinë.
Policia ka bërë të ditur se vetëm njëri prej 5 pasagjerëve ka pësuar një lëndim të lehtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë kontakt me automjetet që po lëviznin në atë kohë në rrugë.
Top Channel