Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një asteroid me vlerë rreth 5.4 biliardë dollarë është parashikuar të kalojë pranë tokës të dielën.
Pamjet e kalimit të asteroidit do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në internet nga një qendër shkencore për vëzhgime astronomike, e vendosur në ishujt Kanarie.
Asteroidi ka tërhequr vëmendjen e një kompanie minerare, pasi mendohet të ketë deri në 100 milionë ton platin.
Asteroidi “2011 UW-158” do të kalojë rreth 2.4 milionë kilometra larg nga sipërfaqja e tokës të dielën, por interesi për të është rritur për shkak të përbërjes së tij.
“Ajo që e bën të pazakontë këtë asteroid është platini që mendohet se fshihet në trupin e këtij ‘vizitori të hapësirës’”, tha astronomi Bob Berman, i cili shtoi se ndoshta nuk do të jetë e largët koha kur ai të shkatërrohet.
Top Channel