Personi që kishte për detyrë të ngiste makinën e Papa Françeskut gjatë vizitës në Amerikën Jugore ka publikuar një foto ku shkruan “Selfie më e mirë papal”.

Sebastian Gonzales shkrepi foton, teksa ishte duke ngarë makinën e famshme papale në kryeqytetin e Paraguajit, Asuncion.

Teksa Gonzales shfaqet i qeshur në makinë, në xhamin e pasëm vihet re Papa i buzëqeshur, teksa pritej nga mijëra persona.

Qëkur ka shpërndarë foton në profilin e tij në Twitter, Gonzales u surprizua kur zbuloi se foton e tij e kishin shpërndarë mijëra herë. “Jam një twitstar? Oh, jo!”, shkruan Gonzales.

Top Channel