A është kjo fotoja më frymëzuese që keni parë?

09/07/2015 00:00

Një foto e jashtëzakonshme është shkrepur në njërin prej rrugëve të Filipineve, ku një 9-vjeçar është fotografuar duke shfrytëzuar dritën e njërit prej resturanteve të McDonald për të bërë detyrat e shtëpisë.

Në këtë foto frymëzuese besohet të jetë Daniel Cabrera, i cili vazhdon mësimin në klasën e tretë të një shkolle filloreje në Mandaue. Ai ëndërron që të bëhet doktor.

Ai ka vetëm një stilolaps, pasi tjetrin ia ka marrë njëri prej shokëve të klases. Daniel jeton me të ëmen dhe vëllain më të vogël poshtë një tezge në pazar, pasi shtëpia e tij është djegur, ndërsa i ati i ka vdekur në burg.

Foto është bërë nga një studente e mjekësisë, Joyce Torrefranca e cila kishte vënë re djalin, gjatë darkës kur po kthehej në shtëpi. Joyce e kishte shpërndarë menjëherë foton në rrjete sociale, duke e quajtur një “foto frymëzuese”.

Duke qenë se foto pati një reagim të madh, atëherë është hapur edhe një tjetër faqe në Facebook që shërben për të mbledhur të ardhura për 9-vjeçarin. Deri më tani, janë grumbulluar rreth 350 paund.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel