Aty ku njeriu ndërtoi ferrin, natyra krijon parajsën

06/07/2015 00:00

Atë që dikur dora e njeriut e kish ndërtuar dhe përdorur si një burg dhe kamp internimi, natyra e kthen në një plazh mbresëlënës.

Rummu në Estoni ishte një minierë sipërfaqësore, ku gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik punonin të burgosurit dhe të internuarit e regjimit. Me rënien e komunizmit, Estonia dhe të burgosurit e të internuarit në këtë pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, fituan lirinë.

Miniera u braktis dhe drejtuesit e rinj të Estonisë asnjëherë nuk e morën në konsideratë rikthimin e saj në gjendje funksionimi, pasi nga studimet nuk strehon pasuri të mëdha si mbi ashtu edhe nën tokë.

E lënë pezull për vite me radhë, natyra nisi të bëjë të veten, ta rikthejë atë në një tjetër formë në gjirin e saj. Dalëngadalë ujrat nëntokësore nisin të mbushin sipërfaqen, e cila u zgjerua vit pas viti dhe rezultati është një plazh ranor buzë një liqeni me ujë të kristaltë.

Top Channel