Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Një shaka pa kripë nga ato që mund të të kthejnë edhe në viktimë të atakut kardiak, e shndërroi në protagonist të pavullnetshëm futbollistin profesionist algjerian, Madjid Bougherra.
Bougherra u rrëmbye, u dërgua në shkretëtirë dhe iu tha se e priste ekzekutimi. Vetëm në momentin kur e detyruan me forcë të gjunjëzohej e të priste vdekjen, ose nga plumbat ose me prerje koke, u zbulua se ishte e gjitha një lojë e organizuar prej një televizioni algjerian. Shakanë e rëndë, lojtari i marrë peng nga aktorë që u hoqën si ekstremistë të armatosur, e ka përjetuar si të ishte e vërtetë.
32-vjeçari Bougherra ka luajtur me Charlton Athletic përpara se të kalonte tek skocezët Rangers në vitin 2008, për një pagesë prej 2,5 milionë paund. Aktualisht, ai i është bashkuar Al-Fujairah, ekip pjesëmarrës në kategorinë e parë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shakaja u filmua për “Camera Cache”, një show televiziv në Algjerinë që vazhdon të mbetet në gatishmëri të lartë prej kërcënimeve të vazhdueshme terroriste.
6 britanikë dhe 30 pengje të tjerë perëndimorë u ekzekutuan në këtë vend, janarin e vitit 2013, pasi ishin marrë peng në një kompleks gazi nga Al Kaeda.
Top Channel