Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të humbni fare prej alkoolit dhe jo vetëm që të nesërmen në mëngjes të zgjoheni çuditshëm, por të keni qenë edhe objekt talljeje i miqve?
Një i ri britanik, i cili e kishte humbur fare gjatë një nate plot pije alkoolike me miqtë e tuaj, e detyrua t’u drejtohet shërbimeve zjarrfikëse për të hequr nga qafa një bllokues biçiklete.
I riu kishte rënë pre e një shakaje të miqve, të cilët duke përfituar nga gjendja e tij i varën në qafë kyçin bllokues dhe çelësin hapës e fshehën.
Për të shpëtuar nga gracka, viktima iu drejtua stacionit më të parë të zjarrfikësve, të cilët përdorën një sharrë prej metali për të këputur lidhësen.
“U paraqit rreth orës 4 të pasdites. Miqtë i kishin lidhur në qafë kyçin e biçikletës dhe kishin flakur tutje çelësat”, deklaroi Pete Drummon, punonjës i shërbimit zjarrfikës.
Top Channel