Juventusi nuk është në shitje, Elkann: Jam krenar që kam qenë aksionar kontrollues për më shumë se një shekull
Në prag të provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës, Lewis Hamilton ka deklaruar se me 99% do të rinovojë kontratën e tij me Mercedesin.
“Për herë të parë kam negociuar rinovimin e kontratës pa agjentin tim. Nuk e keni idenë sa herë më është dashur të lexoj 80 faqe të shkruara në zhargonin e avokatëve. U trasha, por tashmë është 99% e përfunduar”, tha me shaka kampioni në fuqi i Formulës 1.
Mendohet se kontrata e re do jetë me vlerën e 29 milionë eurove në sezon.
Ndërkohë, në fundjavë pritet dhe gara në pistën e Shangait, ku piloti britanik kërkon rikthimin te fitorja: “Objektivi është të dalim sërish përpara Ferrarit. Kjo pistë i përshtatet stilit tim të pilotimit, prandaj e dua shumë.”
Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në orën 08:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel