
Trajneri i kombëtares braziliane të futbollit, Carlos Dunga, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore që 5 herë kampionët e Botës do të luajnë ndaj Francës (26 mars) dhe Kilit (29 mars).
E reja e madhe është rikthimi në kombëtare i sulmuesit Robinho dhe i mbrojtësit Marcelo.
Miqësoret ndaj Francës dhe Kilit do të jenë ndeshjet e fundit të Brazilit para nisjes së Kupës së Amerikës në muajin qershor.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Jefferson (Botafogo), Marcelo Gröhe (Gremio) dhe Diego Alves (Valencia)
Mbrojtës: David Luiz (PSG), Marquinhos (PSG), Thiago Silva (PSG), Miranda (Atlético Madrid), Fabinho (Monaco), Marcelo (Real Madrid), Filipe Luis (Chelsea) dhe Danilo (Porto)
Mesfushorë: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Fernandinho (Manchester City), Elias (Corinthians), Souza (Sao Paulo) dhe Oscar (Chelsea)
Sulmues: Firmino (Hoffenheim), Willian (Chelsea), Neymar (Barcelona), Coutinho (Liverpool), Diego Tardelli (Shandong Luneng), Robinho (Santos) dhe Douglas Costa (Shakhtar Donetstk)
Top Channel