Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur, nis hetimi për vrasje (Detajet) Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës,
është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë, raportojnë mediat
ruse.
Agjencia e lajmeve ruse, “Interfax” shkruan se Nemtsov është qëlluar në shpinë me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit. Ekzekutimi i tij ndodhi pak orë pas thirrjeve për protesta kundër luftës në Ukrainë. Në një intervistë të kohëve të fundit, ai kishte shprehur hapur kundërshtitë e tij ndaj luftës në Ukrainë, por në anën tjetër ndjehej i frikësuar nga një eleminim i mundshëm.
Kremlini ka thënë se Putin dënon vrasjen, por deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë publike të tij.
Thorbjorn Jagland, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, dënoi vrasjen, duke shkruar në “Twitter”: Jam thellësisht i tronditur për vrasjen e udhëheqësit kryesorë të opozitës. Autorët duhet të dalin para drejtësisë.
Bëhet e ditur se politikani ishte duke lëvizur në këmbë, bashkë me një femër, në momentin kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Nemtsov, 55 vjeç, shërbeu si zëvendëskryeministër në kohën e presidentit të ndjerë, Boris Jelcin, në vitet ’90. Ai u shqua si një reformator ekonomik, ndërsa shërbeu për një periudhë edhe si guvernatori i qytetit Nizhny Novgorod.
Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, ai u bë njëri prej politikanëve kryesorë të opozitës në Rusi.
Top Channel