Media turke zbulon prapaskenën për Muçin, Trabzonspor refuzoi një ofertë të konsiderueshme
Me merkaton ende të hapur Interi do të testojë veten të shtunën përballë Realit të Madridit në takimin që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara për trofeun “Guinnes Cup”.
Së bashku me pjesën tjetër të skuadrës udhëtoi edhe Javier Zanneti, por tashmë jo në cilësinë e kapitenit, por në atë të zv.presidentit. Ndërkohë sa i përket formacionit, trajneri Mazzari duhet të bëjë pa Guarin dhe Taider.
I pari nuk i është bashkuar ende skuadrës pas aventurës në botëror, ndërsa i dyti për shkak të një dëmtimi të lehtë që e ka detyruar të stërvitet veçmas skuadrës. Në kampin madrilen dy janë mungesat e mëdha, Cristiano Ronaldo dhe i blerja e re James Rodriguez.
Më shumë se sa rezultati takimi do t’u shërbejë dy skuadrave për të testuar forcën e tyre dhe për të krijuar ndonjë ide më të qartë për merkaton, sidomos në kampin zikaltër, kur duhet edhe një muaj nga nisja e kampionateve respektive.
Top Channel