Marrëveshje për mirëmbajtjen e Gjirokastrës

17/03/2014 00:00

Mes Ministrisë së Kulturës dhe Kryesisë së Agjensisë Turke për
Bashkëpunim dhe Koordinim është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit
për ndërhyrje fizike tek monumentet historike e kulturore, të cilat
gjenden në qendër të Gjirokastrës, me qëllim mirëmbajtjen e tyre.

“Ne ndërtuam një projekt bashkëpunimi, që falë ndihmës, bashkëpunimit dhe asistencës financiare, në të mund të fillojmë vlerësimin teknik, vlerësimin material, të bëjmë të gjitha llogaritjet e duhura, për të shkuar drejt një projekti restaurimi të qendrës historike të Gjirokastrës”, tha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Në këtë mënyrë do të ruajmë më mirë mjediset kulturore, objektet kulturore të rëndësishme për vendin tuaj”, tha Hidajet Bajraktari, ambasador i Turqisë në Tiranë.

Sipas eksperteve, hapi i metejshem i kesaj marreveshjeje do te jete rivelimi dhe ndertimi ne 3D i qendres historike te Gjirokastres, per t’u percaktuar me pas nga grupet e punes, nderhyrjet e duhura ne objekte specifike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA