Bashkëshorti i tenistes Martina Hingis ka cituar “rrahjen” dhe “keqtrajtimin bashkëmartesor”, si arsyet që e kanë shtyrë që të kërkojë divorc në gjykatë.
Sipas 26-vjeçarit Thibault Hutin, bashkëshortja e tij gjashtë vjet më e madhe, gjatë një mosmarrëveshje verbale e sulmoi fizikisht, duke e goditur në kokë me një lexues DVD.
Në këtë agresion, Hutin akuzon si pjesëmarrëse edhe vjehrrën e tij.
“Mbrëmjen e së hënës ndodhesha në apartamentin tim, kur trokitën në derë. Martina dhe e ëma, Melanie Molitor, u lëshuan kundër meje dhe nisën të më godisnin. Pa dyshim, edukata ime më pengoi që t’i përgjigjesha në të njëjtën mënyra, pasi nuk mund të ngrija kurrë dorë ndaj një gruaje. U mbrojta si munda”, denoncoi francezi në të përditshmen “Blick”.
Arsyet e këtij agresioni janë ende të paqarta.
Një zëdhënës i policisë së kantonit Shvitz, ku jetonte çifti, konfirmoi se policia i kishte ardhur në ndihmnë bashkëshortit të dhunuar.
Në vitin 2010, Hutin kishte kërkuar divorcin pasi kishte dokumentuar dy raste tradhëtie nga tenistja, por më pas ai kishte vendosur që ta falte dhe të rikthehej me të.
Top Channel