Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më Veç zjarreve, masivet me pisha po demtohen rende edhe nga personat qe
presin pemet. Kjo ka ndodhur së fundi në kurorën e gjelbërt të kodrave
të parkut natyror të Viroit.
Një numër i madh pishash me diametër të trungut deri në 50 centimetër janë prerë pa lejen përkatëse të Drejtorisë së Pyjeve. Sipërfaqja e kësaj toke ku ndodhet masivi i pishave është kontraktuar për kullotë me një kontratë 20-vjeçare nga një individ, ndërkohë që tjetërkush kërkon ta kthejë ne vreshtari. Rasti flagrant është denoncuar në Drejtorinë Pyjore të Gjirokastrës, si dhe në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.
“Më datën 11/9/2013 nga një qytetar na është thënë që priten pisha në parkun e Viroit. Ne dërguam inspektorin e Policisë Pyjore dhe rezultoi se janë prerë 14 copë pisha të diametrit 50 centimetra. U bënë procedurat përkatëse nga ana jonë, sic është procesverbal i vlerësimit të dëmit dhe gjoba dhe jemi në procedurat e mëtejshme të kësaj diegieje”, tha Edmond Kristafi, përgjegjës i Policisë Pyjore.
Ndërkaq pak ditë më parë një siperfaqe prej 50 hektare kullotë u dogj nga zjari dhe bashkë me të u dogj dhe një numër i madh pishash.
Top Channel