Armstrong, i rikthehet medalja e Sidneit

13/09/2013 02:50

Çiklisti amerikan Lance Armstrong bëri publik përmes Tëitter-it, gjatë ditës së enjte, se atij i është rikthyer medalja e bronxtë e fituar në Lojërat verore të vitit 2000, duke shtuar se ajo duhet vendosur në selinë e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik në Zvicër urgjentisht.

Në fillim të ktëtij viti, komiteti ia hoqi Armstrong-ut medaljen e fituar në Sidnei dhe i kërkuan atij t’ua rikthente atë.

Armstrong, pas shumë vitesh mohimi, në janar të këtij viti pranoi se kishte përdorur doping gjatë karrierës së tij “të ndritur”, në të cilën ai fitoi edhe 7 Ture të Francës.

Njoftimi i Armstrong në Tëitter përfshinte edhe një foto të medaljes dhe poshtë saj ishte shkruar “medalja e bronxit e vitit 2000 është rikthyer sërish në zotërimin e tij”, të cilën e kanë pasur zyrtarë olimpik amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA