Pas eliminimit të bujshëm të Nadalit në raundin e parë, Uimbëlldoni humbet edhe një tjetër protagoniste tjetër kryesore, rusen Maria Sharapova.
Fituese e këtij Grand Slaemi në vitin 2004, tenistja ruse mbetet jashtë që në raundin e dytë, pasi u eliminua nga numri 131 në botë tek femrat, portugezja Michelle de Brito.
Një “anonime”, de Brito mposhti numrin tre të botës dhe finalisten e “Roland Garros”, një maj më parë, me rezultatin 6-3, 6-4, duke fituar në vetëm 74 minuta.
Një ditë zhgënjyese ishte kjo edhe për numrin dy të botës, bjellorusen Victoria Azarenka, një tjetër protagoniste, e cila pësoi një tërheqje dhe u eliminua nga italiania Flavia Penetta.
Zgjati pak edhe suksesi i Darcis, belgut që shkaktoi surprizën e madhe me eliminimin e Nadalit, i cili detyrohet të largohet menjëherë pas këtij suksesi për arsye dëmtimi.
Top Channel