Skamja e komunitetit ballkano-egjiptian

10/06/2013 20:25

Ata janë kudo , janë mes nesh gjithmonë edhe pse shpesh ne nuk i shohim apo më mirë nuk duam t’i shohim.

Jetojne mes paragjykimeve e mes padrejtesive qe u qendrojne çdo dite mbi shpine. Bashkimi Europian kerkon me këmbëngulje vemendje për komunitetin rom e atë ballkano-egjiptian, por ne po me aq instistim i injorojme duke mos u dhene kurre asgje …asgjë përveç premtimeve që mbeten gjithmonë vetëm në letër.

Janë rreth 3 mije familjet e komunitetit ballkano-egjiptian qe jetojne shperndare kuturu disa lagjeve te Elbasanit.

Ato fshihen pas nje varferie te tejskajshme, mes zymtesise dhe pamundesise qe i rrethon çdo dite e qe jane bere shoqerues normal ne jeten e ketij komuniteti.

Lagjet « Dyli Haxhire  » , « Skenderbej », « Brigata e 17 sulmuese » , « Beqir Dardha » , « Qemal stafa » , « Sul Papri «  , « Vullnetari », po jo vetem jane strehat e tyre te skamjes.

Perpiqen te jetojne, edhe pse jete kjo e tyrja siç thone nuk mund te quhet. Nuk jane fshatrave te larget as zonave te humbura, por rrugicave te qytetit qe i sheh çdo dite teksa perpiqen ne kufijte e mbijeteses.

« Po dihet, bukë nuk ka, gjë se çfarë të bëjmë nuk kemi, do të vrasim veten ndonjë ditë, më mirë se sa të endemi kazanëve të plehrave për të mbajtur frymën gjallë », ankohet një anëtar i këtij komuniteti.

Per ta nuk ka kurre hapësire, nuk ka kurre kohe, nuk ka kurre mundesi vec endje larte e poshte per te nxjerre ato pak para qe do t’u mundesonin nje dite frymemarje me shume. Per punesim nuk behet fjale, ata konsiderohen per fat te keq kontigjenti me i perbuzur i te papuneve.

“Çfarë kemi bere e kemi arritur me forcat tona, mbledhim plasmase, bidona, kanaçe dhe ushqehemi. Une jam vete e semure, edhe vete s’di se nga te mbaj per vete, po me rri koka ne jastik po me rri. S’kemi çfarë të bëjmë », tregon dramën e saj një grua rome.

Me fat quhen ata qe kane nje ndihme ekonomike, nese fat mund te quhet te kesh 2, 3 apo 4 mije leke mbeshtetje ne muaj.

« Çfarë mund të bëj unë vetëm me një përkrahje 40 mijë lekë në muaj dhe shtatë anëtarë në familje. Të laj borxhet që kam marrë apo borxhet ndaj dritave, që kanë 13 vjet që mi kanë prerë. Kjo është një jetë qeni », thotë një tjetër banor i « getos ».

Te tjeret duket sikur numerojne edhe therrimet. “Jetoj me 15 veta ketu, çunin e kam te martuar me tre femije ketu, burrin te paralizuar, gocen me te meta mendore dhe asnjelloj ndihme asnje lloj gjeja sna kane dhene”, rrëfehet një grua.

Kudo ne ngrehinat qe duken identike eshte i njejti realitet e mes tyre asgje nuk ndryshon as tek keta njerez te paqem te qete po edhe kaq te zhgenjyer e pabesim se dicka mund te ece ne drejtim te ndryshem per ta.

Problemet nuk u mbarojne kurre, perkundrazi sa vijne e u shtohen , ndoshta sepse per kete komunitet nuk eshte bere kurre asgje.

Projekte qe mbeten ne leter, fjale qe i merr era, investime te munguara qe kane çuar ne degradim te pandalshem te kushteve ku ata jetojne. Kudo trokasin, per te kerkuar pune, por ta dyert jane kudo te mbyllura.

Per politiken nuk duan te degjojne e aq me teper tani ne fushate elektorale…

Njëri pas tjetrit, të gjithë të japin këto dëshmi : «Çunat i kam pa pune, rrijne verdalle gjithe diten rrugeve, neser pasneser marrin rrugen e keqe. Ndërsa puna do i mblidhte edhe do të ushqeheshin, të jetonin si gjithe te tjeret. Pse te vuajne per kafshaten e bukes, pse te shkojne neper plehra te fusi doren apo koken ne kazan qe te ushqehet ».

« Politikanët japin premtime qe do ju çojme ne pune, qe do hapen kaq vende pune, dhe keshtuqe ne ngelemi pa pune pastaj, ngelemi pa gje, sa per me thene qe do t’i hapim vendet e punes », thotë një tjetër rome, e bindur që edhe në ditën e votimeve, askush nuk do të mendojë për « fukarenjtë ».

Pavaresisht gjithckaje ata jetojne, jo larg nesh, jetojne me syte e femijeve qe enden rrugeve, me syte e te rinjeve qe kerkojne kazanave, me syte e te moshuareve qe dridhen kryqezimeve.

Ata jetojne, jetojne edhe mes premtimeve boshe. Kushti i tyre i vene Shqiperise nga Brukseli per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian eshte i vetmi qe nuk merret parasysh e anashkalohet si krejtesisht pa vlere.

Ata jetojne edhe pse shoqeria aktuale i ka k

Top Channel