Bashkia Kukës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke zgjedhur këtë vit Festën e Vilës për promovimin e vlerave turistike, kulturore dhe kulinare të zonës.
Qindra qytetarë, artizanë dhe operatorë ekonomikë morën pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku u ekspozuan produkte tradicionale, gatime karakteristike dhe punime artizanale.
Vizitorët patën mundësi të shijojnë flinë, gatimet në saç dhe mishin në hell, pjesë e traditës kulinare të kësaj treve. Në panair u prezantuan gjithashtu produkte të biznesit vendas dhe punime artizanale, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan aktivitetin si një mundësi të mirë për promovimin e zonës.
Çelja e sezonit turistik u shoqërua me këngë e valle tradicionale, tingujt e lodrës dhe curles, si dhe interpretime të këngëtarëve të njohur, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë.
Top Channel