“Botërori për Topin e Artë”/ Mesazhi i fshehtë i France Football, a është Messi në rrugën e duhur drejt numrit 9? 28/06 18:19
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale pamje nga Liqeni i Shkodrës, pas futjes në UNESCO.
Krahas videos, Rama shkruan se futja e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës është rezultat i punës së tyre diplomatike.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.
Top Channel