Ndeshja me Norvegjinë, atmosfera në Kosovë

07/06/2013 00:30

Ethet dhe emocionet nga stadiumi “Qemal Stafa” do të përcillen edhe në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Një ekran gjigant do të mundësojë ndjekjen e ndeshjes Shqipëri-Norvegji, për tifozët e kombëtares përtej kufirit, me zë e ndriçim profesional në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Si bashkëpunim i “Digitalb” dhe “KDevents”, ndeshja do të transmetohet nëpërmjet “SuperSport”.

Një organizim i tillë vjen si motivim për lojtarët e kombëtares.

Përballja me Norvegjinë është e një rëndësie të veçantë për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Botërorin “Brazili 2014”.

Këtë e tregon edhe motoja e kësaj ngjarjeje, “Asnjëherë më afër”.

Sipas organizatorëve, pritet të ketë një numër të madh tifozësh. Me këtë rast janë bërë edhe përgatitjet për festë madhështore, në rast fitoreje të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA