Brazili dhe Anglia barazojnë në Marakana

03/06/2013 12:45

Brazili dhe Anglia kanë zhgënjyer në miqësoren e luksit të luajtur të dielën në stadiumin e ri Marakana duke barazuar 2-2 në një takim që nxorri në pah dobësitë e të dyja skuadrave.

Fred shënoi golin e parë për pesë herë kampionët e botës, por Oxlade-Chamberlain dhe Wayne Rooney përmbysën përkohësisht rezultatin.

Paulinho shpëtoi Brazilin nga humbja, por nuk fshehu dot formën e dobët të përfaqësueses karioka kur duhen pak ditë nga fillimi i Kupës së Konfederatave.

Neymar nuk spikati aspak në këtë ndeshje miqësore, ndërsa Brazili pati shumë probleme me qarkullimin e topit dhe me qartësinë në sulm. Për tu vlerësuar vetëm goli i mrekullueshëm i Wayne Rooney.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA