Nelson Mandela, sërish në spital
28/03/2013 00:00
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është shtruar në spital për një infeksion në mushkëri. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta ‘City Press’.
Fituesit të çmimit Nobel për paqe, 94 vjeç, i është rikthyer ky problem nga i cili vuajti edhe disa muaj më parë.
Në një komunikatë të presidencës së Afrikës së Jugut lexohet: “Mjekët po garantojnë përkujdesjen më të mirë të mundshme për Nelson Mandelën.”
Simboli i luftës kundër aparteidit edhe para tre javësh ishte shtruar në një spital të Pretorias, por vetëm për një kontroll të programuar.
Top Channel