E gjithë bota është zgjuar të enjten me Atin e ri të Shenjtë, Papa Françeskun, i cili e ka nisur ditën me një lutje në Bazilikën Shën Maria e Madhe.
Papa është lutur në Kapelën Paolina, përpara imazhit të Madonna Salus Populi Romani dhe më pas është spostuar në Kapelën Sistine të së njëjtës bazilikë, ku është lutur sërish. Në fund, ai është ndalur tek varri i Shenjtorit Pio V.
Kur lajmi për praninë e Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhe është përhapur në lagjen romane, një turmë e vogël me rreth 150 persona është mbledhur para hyrjes anësore.
Besimtarë dhe kuriozë kanë pritur për më shumë se 30 minuta daljen e Papës, por në fund kanë mbetur të zhgënjyer pasi ati i shenjtë është larguar nga një hyrje tjetër.
Kur Papa ka dalë nga bazilika, ai ka përshëndetur me dorë disa studentë të një shkolle që ndodhet përballë objektit të kultit, të cilët kishin dalë në dritare.
Të rinjtë e kanë thirrur Atin e Shenjtë dhe kanë lëvizur duart për t’i tërhequr atij vëmendjen. Në atë pikë, Papa Françesku i ka përshëndetur ata me dorë para se të futej në makinë për t’u larguar.
Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio u zgjodh Papë mbrëmjen e së mërkurës, në votimin e pestë të kardinalëve nga e gjithë bota, të mbledhur në Kapelën Sistine të Vatikanit. Ai është Papa i parë amerikano-jugor në histori që zgjidhet për të drejtuar Kishën Katolike.
Fjalët e tij të para përpara turmës në sheshin Shën Pjetër ishin: “Konklava më zgjodhi nga fundi i botës”, për të kërkuar më pas nga besimtarët që të luteshin për të, për të marrë bekimin nga Zoti.
Papa do të mbajë ditën e diel meshën e parë të tij, ndërsa mund t’i bëjë një vizitë parardhësit në këtë post, Benediktit XVI. Por nga ana tjetër argjentinasi përballet me një seri sfidash të vështira. Kisha Katolike është përfshirë së fundmi në skandalet e abuzimit seksual dhe në dyshimet për korrupsion.
Sfidat e Franceskut
Zgjedhja e të parit Papë jo europian prej më shumë se një mijëvjeçari dhe i pari nga Amerika latine, shtepi e 40% te katolikeve te botes, deshmon ndergjegjesimin e kardinaleve qe e zgjodhen per numrin e madh dhe rendesine e besimtareve jashte Europes.
Kardinali Jorge Mario Bergoglio kishte reputacionin e nje prifti te perulur, qe edhe pse u ngjit ne radhet e kishes, ne pune vazhdonte te shkonte me autobus, jetonte ne apartament ne vend te pallatit apostolik e i gatuante vete vaktet e tij.
Ne krahasimin e pashmangshem me parardhesin Benedikti i 16-te, disa do ta pershkruanin Papen e ri me shume si nje peshkop lokal sesi nje te brendshem ne Vatikan. Argjentinasi 76-vjeçar e ka cileson pabarazine “nje mekat social qe i bertet parajses”, e ka thekson me force detyrimin e kishes per t`i sherbyer te varferve e te dobëteve.
Bergoglio njihet per modernizimin e nje kishe katolike konservatore te Argjentines, ndersa Benedikti i 16-te sherbeu si mbikëqyres i doktrinave te medha te katolicizmit per me shume se dy dekada perpara se te zgjidhej Pape. Bergoglio ka preferuar jeten larg burokracive te trupit administrativ te Vatikanit, Kurias, gjeresisht e perceptuar si e pllakosur nga probleme te drejtimit dhe ne nevoje per reformim. Francesku, vec te tjerash edhe i pari Pape jezuit, vjen pikerisht nga nje urdher i lashte e egersisht i pavarur katolik qe jo gjithmone ka pasur me romen marredheniet me te mira te mundshme. Ka punuar megjithate ne disa komisione te Kurias si anetar i kongregacionit te adhurimit hyjnor dhe disiplines se kungatave apo edhe kongregacionit per klerin.
Flet rrjedhshem italishten, gjermanisht e sigurisht spanjishten, ndaj nuk do te jete probleme komunikimi me ekipet perreth tij. Fakti qe origjinen e ka italiane, duke se te dy prinderit e tij kane qene te tille, do te konsiderohet nje plus per papen e ri ne institucionin roman. Ky teolog konservator do t’i zhgenjeje ata qe kerkojne ndryshim te qendrimit te kishes ne raport me abortin, martesat mes personave te te njejti seks dhe perdorimit te kontraceptiveve. Papa Francesku thuhet se ka marredhenie mjaft te ngrohta me komunitetin hebraik te Buenos Ajresit e ka marre disa cmime nga organizatat hebraike te cilat i forcuar kredencialet e tij nderfetare. Por papatin ai merr ne nje kohe kur mungesa e tolerances fetare po rritet dhe do t’i duhet te punoje per te shtuar besimin tek nje institucion i tronditur nga abuzimet seksuale te prifterinjve me te mitur.
Njeriu qe duhet te perballet me sfidat e medha te kishes eshte nje 76-vjecar i cili ka jetuar prej dekadash te tera me nje mushkeri te vetme per shkak te nje semundje ne femijeri. Perulesia eshte ndoshta virtyti qe ra ne sy menjehere. Kur iu drejtua besimtareve pas zgjedhjes se tij, Francesku i bekoi por vetem pasi i beri thirrje te luteshin me te, dhe per te.
Nishani uron Papën e ri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një telegram urimi Atit të Shenjtë, Papës Francesk për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.
“Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si Papa Francesk dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit Tuaj të shenjtë Papnor! Unë pres me padurim për të vazhduar bashkëpunimin tradicional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë, në të mirë të promovimit të vlerave universale të paqes dhe mirëkuptimit, në bashkësinë katolike dhe në të gjithë popujt, në rajonin tonë dhe më gjerë!Duke Ju përcjellë dëshirën time dhe të popullit shqiptar për t’Ju mikpritur së afërmi në Tiranë, Ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thuhet në mesazhin e Presidentit.
Berisha uron Papën Francesk
Kryeministri Sali Berisha uroi Papën e ri Francesk me rastin e zgjedhjes së tij në këtë mision të lartë dhe të shenjtë.
“Shqiptarët vlerësojnë lart vizionin, përkushtimin e kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në shërbim të drejtësisë sociale dhe në ndihmë të të vobektëve e të vuajturve si një ndër shprehjet më domethënëse të dashurisë e humanizmit të krishterë, një ndër virtytet më të lartë të Kishës së Jezusit. Ndaj së bashku me qytetarët e vendit tim, ndaj bindjen e thellë së nën udhëheqjen Tuaj, me përkushtimin e urtësine hyjnore që Ju karakterizon, Selia e Shenjtë do të vijojë të japë kontributin e saj të pacmuar e thelbësor në forcimin e besimit ndaj Zotit, në përhapjen e fjalës së Tij të Shenjtë për dashuri e ndihmë reziproke mes njerëzve, si edhe në promovimin e mëtejshëm të paqes, bashkëpunimit e miqësisë në botë.Shqipëria dhe shqiptarët ruajnë lidhje tradicionale të ngushta e të shkëlqyera e me Selinë e Shenjtë e me Atin e Shenjtë ndaj edhe dëshiroj me këtë rast t’ju ripohoj dëshirën time të madhe dhë të gjithë shqiptarëve t’ju mikpresim në Shqipëri si Ati më i lartë shpirtëror i bashkatdhetarëve tanë të besimit katolik e më gjerë, por edhe si një mik i madh e i shquar i kombit shqiptar”, thuhet në mesazh.
Top Channel