Spanjë, mbreti Juan Carlos del nga spitali
09/03/2013 00:00
Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka dalë nga spitali pasi është operuar nga hernia javën e kaluar.
Kjo ka qenë ndërhyrja e shtatë kirurgjikale për mbretin 75-vjeçar në më pak se tre vjet. Tani monarku do i nënshtrohet rehabilitimit.
I veshur me një këmishë blu, mbreti ka lënë klinikën ‘La Milagrosa’ të Madridit në një makinë dhe ka përshëndetur njerëzit e pranishëm në dalje të spitalit.
“Falë Zotit jam mirë, nuk kam dhembje në shpinë”, është shprehur Juan Carlos.
Top Channel