Parukeri-estetikë, tendencat pranverë-verë 2013

06/03/2013 18:20

Ndërrimi i stinëve nxit natyrshëm dëshirën për ndryshim. Rikthimi i pranverës na bën t’i kthejmë sytë nga sallonet e modës për të mësuar mbi tendencat dhe të rejat e sezonit.

Ato me të cilat shpesh ne femrat luajmë më shumë për tu dukur bukur dhe ndryshe janë flokët, thonjtë, por edhe grimi. Ngjyra të reja të cilat duhet të harmonizohen me ndryshimin tonë dhe atë që pëson natyra.

Industria e stilistëve dhe ideatorëve të modës edhe për këtë vit ka krijuar modelet, ngjyrat dhe prerjet tendencë, disa prej të cilave do t’i zbulojmë në sallonin e Laurës dhe Elenës, dy motrave që pasionin për të bukurën e kanë materializuar në këtë parukeri dhe qendër estetike.

Ngjyra me dritë dhe të qeshura janë tendencat e pranverës dhe verës që vjen. Dalina, një prej klienteve të rregullta të sallonit “Laura & Eleni” po guxon të provojë diçka të re.

Rezultati nuk ka nevojë për koment. Ndoshta kjo është një prej tendencave më të guximshme. Por, të rejat e këtij sezoni lënë shumë vend për natyralet.

Laura shpjegon: “Tendencat e reja janë edhe çokollata, karameli… ngjyra sa më të hapura dhe të qeshura. Duhet të largohemi nga kafja e dimrit.”

“Laura dhe Eleni” sjellin eksperiencën më të mirë të shkollës greke të parukerisë dhe estetikës. Të diplomuara në shtetin helen, me një eksperiencë të gjatë pune në këtë vend, ato tashmë punojnë për të kënaqur dëshirat e klienteve shqiptare. Dëshira të cilat i realizojnë më së miri falë edhe njohurive të përditësuara gjatë trajnimeve periodike në Itali dhe Greqi. Prej andej sjellin edhe të rejat më të fundit të modës: “Tani është koha e flokut të gjatë dhe të drejtë.”

Laura gjithashtu tregon se edhe grimi sivjet flet nën ngjyra dhe risi tërësisht ndryshe nga sezoni i shkuar: “Grimi përshtatet me pamjen e klientes. Tendencat janë ngjyrat e lehta, ato të detit. Edhe tek buzët janë në modë ngjyrat e hapura dhe të lehta.”

E diplomuar në Selanik për estetikë dhe me një master të posaçëm për trajtimin e trupit, Elena na tregon ndër të tjera për tendencat e thonjve, për formën dhe ngjyrat e modës së këtij viti: “Ka ikur moda e thojit katror, tani janë në modë format ovale ose me majë. Jeshilja dhe bluja janë ngjyrat e kohës.”

Pjesës profesionale në këtë parukeri dhe estetikë u bashkohen edhe idetë krijuese të dy specialisteve të estetikës, Elenës dhe Dorinës. Ato shpesh ndërtojnë përbërës me elementë natyralë për trajtimin e trupit dhe fytyrës: “Kemi hedhur sytë nga natyra e cila ka përbërësit kryesorë të bukurisë dhe sot do bëjmë një trajtim trupi me elementë që gjenden më së miri në shtëpitë tona. Elementët janë vaji i ullirit, mjalti dhe kanella që bëjnë ushqimin, hidratimin dhe antibakterial.”

Anxhela, kjo bukuroshe kopertinash, ka shijuar të mirat e përbërësve natyralë në këtë trajtim profesional trupi dhe fytyre. Për ta realizuar deri në fund kujdesin për veten provon një prej stilimeve më në modë të këtij sezoni, madje edhe një trukim tendence nga duart e Laurës dhe Elenit. Këto të fundit kanë vendosur që përtej profesionalizmit, t’i kënaqin gratë në festën e tyre të 7 dhe 8 Marsit me një ofertë joshëse: 20% ulje për çdo shërbim të ofruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA