“Nëse fitojmë Botërorin imitoj El Shaarawy-Balo”

05/02/2013 04:20

Cesare Prandelli përgatitet për miqësoren me Holandën, por mendon që tani për Botërorin 2014. “Nëse e fitojmë, – bën shaka tekniku i të kaltërve, – do të bëj dy shirita në kokë”.

Është e pamundur të mos flasë për Balotelli-n dhe El Shaarawy-n: “Një dyshe e mrekullueshme sulmuesish”.

Prandelli e sheh si një shenjë pozitive rikthimin e SuperMario-s në Itali: “Jam i kënaqur me zgjedhjen e tij, kështu mundemi ta kontrollojmë më mirë. Në çdo aspekt…”.

Ndërkohë, Giovinco rikthehet në shtëpi: tërheqje në kofshën e djathtë, teksa nuk do të thirret asnjë zëvendësues për të.

Prandelli ka folur edhe për polemikat ndaj arbitrave në Serie A: “Nuk ka nevojë të komentohen veprimet e arbitrave”.

Ndërkaq, në stërvitjen e parë të të kaltërve në “Coverciano”, është kryer stërvitje intensive në palestër. Vetëm portierët kanë zbritur në fushë dhe me ta është bashkuar një grup lojtarësh që, të aktivizuar me skemën 4-3-3, kanë bërë disa prova taktike nën drejtimin e trajnerit.

Grupi përbëhej nga Santon, Astori, Gastaldello, Peluso në mbrojtje, De Rossi, Verratti, Giaccherini në mesfushë, dhe Candreva, Osvaldo, Giovinco.

Gjatë ndeshjes stërvitore në fushë, Santon ka pësuar një goditje.

Nga kampi tjetër, Holanda pritet të zbresë në fushë me fanella të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA