E drejta për të jetuar

21/01/2013 20:40

Përtej fjalëve, për ta nuk është bërë kurrë asgjë. Përkundrazi, në mënyrë të perhershme janë lënë mënjanë, duke u konsideruar si pjesë e parëndësishme e shoqerisë.

Edhe pse integrimi i tyre renditet nder prioritetet e domosdoshme qe duhen realizuar si kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat asgje nuk ka ndryshuar. Per popullesine rome, deri me sot askush s’ka sy per te shikuar dhe vesh per te degjuar.

Ne periferi te qytetit te Gjirokastres, në atë që quhet lagjja e romeve përballesh me të njëjtin realitet, me të njejtin imazh që has edhe në qytetet e tjera apo kudo ata jetojnë e janë vendosur ne Shqipëri.

Varferi, mungese infrastrukture, pamundesi e gjithçka tjeter qe tashme eshte kthyer ne simbol te mbijeteses se tyre.

E megjithate, kjo lagjje ka nje te veçante sepse ndryshe nga te tjerat eshte ngritur qe ne kohen e komunizmit vetem per ta.

Gjate viteve te para te demokracise edhe romet emigruan ne mase drejt Greqise, çka bëri që në kêtë zonë të zbrisnin edhe shume banoreve nga fshatrat e thelle te cilet zaptuan tokat e ngriten shtepite e tyre edhe këtu.

Por, kriza ekonomike solli rikthimin e madh. Me shume se 150 familje rome kane riardhur serish nga greqia per te ringritur jetet e tyre aty ku e kishin lënë, ne kete vend qe sot ka pak ose aspak hapesire, ashtu ngjeshur mes ndertimeve te shumta qe i marrin frymarjen.

Per kerkesat e tyre nuk do t’ia dije askush, ndoshta sepse kushtet mizerabel ne te cilat jetojne jane kthyer ne nje realitet jo thjesht te njohur, por edhe te pranueshem nga autoritetet qe duhet t’i mbeshtesin apo te hartojne strategji per kete komunitet.

Duket sikur jetojne sepse duhet jetuar, sikur marrin fryme sepse u duhet te marrin fryme, pa pasur as kenaqesine me te vogel ne nje bote kaq agresive e kaq paragjykuese drejt tyre.

Shumica e te rinjeve te kthyer nuk dijne te flasin as gjuhen shqipe, nuk kane mundesi shkollimi, e tashme u ka mbetur thjesht te enden e te enden per nuk dihet se ku. Pa orietim, pa asgje qe mund t’i ndihmoje, mes shtepive ku jetesa edhe thjesht me imagjinate duket e veshtire.

Nuk pretendojne shume, ndoshta vec disa fije shprese, permes se ciles te kapen ne nje tjeter mengjes te veshtire.

Ata jane kudo, jane ne rrugica, jane ne semafore, jane ne keto vende te menjanuara, ne perpjekje per tu shkrire me pjesen tjeter te njerezve. Jane burra, jane gra, jane femije fare te veckel qe zgjasin doren jo sepse duan, por sepse shpesh kjo eshte mundesia e vetme qe u eshte dhene.

E megjithate ata kane nje shpirt, ata kane nje zemer, ata kane frymarrje si gjithe te tjeret, ata kane deshira, ata kane nevoja, gjithcka e kane si gjithe te tjeret vec te drejtave e kete shpesh edhe ne vete e harrojme.

Top Channel