Moto GP, Stoner pole position në Gjermani

07/06/2012 00:00

Casey Stoner do ta nisë nga vendi i parë garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP.

Australiani i “Honda” bëri xhiron më të shpejtë duke përshkuar pistën gjermane në 1 minutë, 31 sekonda e 796 të qindat.

Ndërkohë nga vendi i dytë do të niset amerikani i “Yamaha”, Ben Spice. Në vendin e tretë është piloti tjetër i “Honda”, Dani Pedrosa me vetëm 285 të qindat më vonë se Stoner.

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë u karakterizuan nga një shi i fortë, i cili nuk lejoi që pilotët të jepnin maksimumin e tyre.

Vazhdon me gara jo të mira dhe me zhgënjime Valentino Rossi, i cili e ka mbyllur atë në vendin e nëntë.

Gara për Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP do të transmetohet të dielën në Top Channel.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta