Miguel Angel Lotina do të jetë trajneri i ri i Villarreal pas shkarkimit të Jose Francisko Molina për shkak të rezultateve të dobëta.
“Nëndetësja e verdhë” po lufton për mbijetesë në këtë sezon dhe Lotina do të jetë trajneri i tretë brenda një viti në pankinën e ekipit spanjoll që po kalon një moment krize. Në pesë ndeshjet e fundit Villarreal ka fituar vetëm 1 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë
Trajneri i ri ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrë paraditen e së hënës. Villarreal ndodhet vetëm tre pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe shpreson që eksperienca e Lotinës të shpëtojë sezonin.
Lotina ka drejtuar për herë të fundit në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar kur ishte në drejtim të Deportivo La Coruna, ekip që ra në kategorinë e dytë.
Top Channel