Inter, Moratti darkon me Villas Boas

09/03/2012 16:20

Mediat angleze publikojnë se Massimo Moratti, presidenti i Interit, ka darkuar në Londër fundjavën e kaluar me Andre Villas Boas, ish-trajnerin e Chelsea.

Padroni zikaltër është takuar në një hotel londinez me Villas Boas dhe darka nuk ka qenë një prezantim mes tij dhe teknikut të ri portugez sepse më parë trajneri i shkarkuar nga Chelsea ka punuar si ndihmës i Mourinhos tek Inter, në sezonin 2008-2009. Mendohet se Moratti dhe Villas Boas kanë hedhur themelet e një bashkëpunimi që mund të nisë në sezonin e ardhshëm.

Moratti nuk ka ndërmend të ndërrojë sërish trajner për këtë sezon dhe Ranieri do të qëndrojë në krye të Interit deri në fund të kampionatit e më pas do të nisë një projekt i ri me një trajner të ri.

Villas Boas është zgjedhja numër 1 e Interit edhe pse në Francë janë të bindur se opsioni i parë i zikaltërve është Laurent Blanc, trajneri aktual i kombëtares franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA