Seria A, Udineze mposht Romën
26/11/2011 03:24
Udineze mposhti ekipin e Romës me rezultatin 2-0 në takimin e parë të javës së 13-të të Serisë A, duke u ngjitur e vetme në krye të renditjes.
Golat u shënuan nga Di Natale në të 79-ën minutë dhe Isla në të 88-ën.
Pjesa e parë, e cila filloi me 10′ minuta vonesë për shkak të një problemi me sigurinë në një nga portat hyrëse të stadiumit, pa një Udinese aktive, por që nuk arriti të krijojë ndonjë rast të favorshëm për gol.
Roma doli në pah me rifillimin e lojës në pjesën e dytë duke iu afruar golit me De Rosin dhe Juan, por më pas emocionet ishin të pakta deri në dy golat që vendosën ndeshjen.
Top Channel