Berluskoni rikthehet tek Milani

10/11/2011 18:00

Në ditën më të zezë të eksperiencës së tij politike, Silvio Berluskoni ka patur vend edhe për të diskutuar mbi klubin e tij të futbollit Milanin. Për biznesin e familjes dhe të zemrës sic e ka quajtur shpeshherë, kryeministri në largim i Italisë, mund të rikthehet të bëjë presidentin, dicka që do të influencojë ndjeshëm edhe në klubin kuqezi.

Berluskonit iu desh që të jepte dorëheqjen nga presidenca e Milanit në vitin 2004, pas aprovimit të ligjit mbi konfliktin e interesit. Ai e rimori postin kur ishte Prodi që drejtonte qeverinë italiane dhe statistikat tregojnë se Milani i Berluskonit, pa të si president nuk ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar. Edhe fitorja e fundit e Ligës së Kampioneve, regjistrohet me Kavalierin në krye të klubit.

Në këto momente për Berluskonin ka të tjera cështje me rëndësi dhe rikthimi i tij varet nga zgjedhjet e parakohshme në Itali. Por tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë për blerjet e mëdha, dhe kapitalet e reja që pritet të investohen që në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA